Balla inspekton shembjen e rrugës në Papërr, apel banorëve:Ndaloni veprimet dëmtuese të argjinaturës

23 Mars 2018, 14:29| Përditesimi: 23 Mars 2018, 14:37

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka parë nga afër situatën e krijuar nga shembja e rrugës në Njësinë Administrative Papërr. Situata e vështirë në këtë zonë është krijuar për shkak të reshjeve të mëdha që nxorën përroin nga shtrati dhe shkatërruan një pjesë të aksit rrugor, duke bërë të vështirë lëvizjen e banorëve të fshatrave Papërr Sollak dhe Pajun.

Balla gjatë inspektimit tha se do të kërkohet ndërhyrja e Emergjencave Civile dhe e Ushtrisë për normalizimin e situatës në këtë zonë, si dhe i bëri apel banorëve të mos presin pemët anës lumit.

“Situata është e vështirë për shkak të reshjeve të mëdha që nxorrën përroin nga shtrati dhe shkatërruan në fakt edhe një pjesë të aksionit rrugor. Ne do të kërkojmë ndërhyrjen e Emergjencave Civile dhe të Ushtrisë për të na ardhur në ndihmë. Duke marrë parasysh numrin e madh të familjeve që përfitojnë nga kjo rrugë ju garantoj që përmes ushtrisë të vazhdojmë investimin e nisur me pritat. Një bashkëpunim mes Emergjencave Civile, Forcave të ushtrisë, të cilët këtu e kanë dhënë provën sepse ndërtuan urën dhe këtë vit do të ndërtojmë dhe urën tjetër”, u shpreh Balla.
Balla i bëri apel banorëve që të mos presin pemët, pasi kjo është një nga arsyet kryesore të prishjes së rrugës.
Ju lutem mos prisni pemët anës lumit, se një nga arsyet e prishjes se rrugës është se janë prerë pemët”, tha Balla. Sipas Ballës, shpëtimi i mëtejshëm i rrugës nga gërryerjet e përroit, do të bëhet i mundur vetëm me vazhdimin e investimit të nisur për ndërtimin e pritave dhe pyllëzimin e bregut.


 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?