Balla e kritikoi, ish-ministri Çuçi nuk ka paguar tre gjoba për shkeljet me makinën e Ministrisë së Brendshme

18 Korrik 2023, 22:17| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 22:21

  • Share

Ministri Taulant Balla ka kritikuar sot ish-ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi se nuk kishte paguar gjobat e makinës së Ministrisë së Brendshme. Bëhet fjalë për tre gjoba të papaguara 26 janar 2022, 6 korrik 2022, 19 dhjetor 2021.

Balla shkroi se as eskorta e kryeministrit e para dhe më pas të gjitha automjetet e tjera zyrtare të ministrave, deputetëve e me radhë, nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash të lidhura me detyrën. 

 


Lajmi kryesor:

Çuçi i la makinën e Ministrisë së Brendshme me gjoba, Balla kritika Policisë së Shtetit: As eskorta e Ramës nuk mund të shkelë rregullat


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?