Balla: Çdo javë një punë konkrete,
​ne nuk kemi kohë për fjalë

4 Nëntor 2017, 10:31| Përditesimi:

  • Share
Më shumë se 500 nxënës të shkollës "Ali Agjahu" në Elbasan shumë shpejt do të kenë mundësi të zhvillojnë një proces mësimor normal, konform të gjitha kushteve që duhet të plotësojë një institucion i dijes.

Rikonstruksioni është drejt përfundimit ndërkohë që projekti ka respektuar standardet e kerkuara. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit insektuan punimet në këtë shkollë.

“Çdo javë ne Bashkinë Elbasan përfundon një punë e rëndësishme në shërbim të komunitetit. Sot jemi këtu për një investim shumë të rëndësishëm të bashkëveprimit midis Bashkisë Elbasan dhe Qeverisë.

Rikonstruktohet një prej shkolla më historike të Elbasanit, po të kemi parasysh edhe projektin e saj që është një projekt tipik i shkollave italiane, e ndërtuar shumë vite më parë dhe kishte ardhur koha të rikonstruktohej.

Ka qenë një iniciativë e kahershme e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit që çdo rikonstruksion shkolle të përfshijë edhe të gjitha standardet e domosdoshme.

Puna e Bashkisë Elbasan është e shkëlqyer. Ne vazhdojmë të merremi me punë, ka ca të tjerë që merren me llafe”, tha Balla.

Kjo shkollë do të ketë sistem ngrohje me kaldajë, por gjithashtu edhe veshjet termoizoluese të fasadës do të bëjnë që nxënësit të mos vuajnë më nga i ftohti e lagështira.

Projekti ka parashikuar gjithashtu rikonstruksionin e plotë të çatisë, suvatimeve, dyerve e dritareve. Po ashtu po ndryshohen tërësisht sistemet higjieno-sanitare, rrjeti elektrik dhe ai hidraulik, rrjeti IT dhe mbrojtja nga zjarri.

Kryetari i Bashkisë tha se të gjithë shkollat në qytet e fshat do të kenë këtë standard. “Edhe pak ditë dhe inaugurojmë përfundimin e punimeve në shkollën “Ali Agjahu”.

Është investim i FZHR. Pas shkollës “Qamil Guranjaku” dhe pas shkollave të fshatit, një pjesë e mirë e të cilave i kemi përfunduar me fondacionin IACA dhe tashmë po punojmë me intensitet që të përfundojmë shkollat e qytetit, jo vetëm me rikonstruksion, por edhe me zgjerim për t’i pajisur me ambientet sportive, por edhe me sistem ngrohje” tha Sejdini.

Shkollës "Ali Agjahu" do t'i shtohen dy kate anësore pasi numri i nxënësve në këtë shkollë kërkon edhe shtimin e numrit të klasave, por edhe ndërtimin e një palestre.

Shkolla "Ali Agjahu" do të jetë një shkollë moderne tashmë e cila do t'i renditet disa të tillave në Bashkinë e Elbasanit, por gjithashtu do t'i hapë rrugë investimeve në shkollat e tjera.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?