Zëvendësuesi i Ardi Veliut, Balla: Brenda kësaj jave i propozoj kryeministrit drejtuesin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

21 Nëntor 2023, 10:30| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 10:45

  • Share

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dha sot (21 nëntor) lajmin se ka përfunduar procesi për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Ai tha se është zhvilluar një konkurrim mes 26 personave, 5 prej të cilëve ia dolën të ishin pjesë e listës përfundimtare.

Balla shtoi se brenda javës, do t’i propozojë kryeministrit Edi Rama drejtuesin e ri të AMP.

“Meqë më dhatë mundësinë të komunikoj me ju dua të ndaj me ju lajmin se kemi përmbyllur procesin e drejtuesit të ri të drejtuesit të AMP. Kanë konkurruar 26 kandidatë, mbërritëm në një short-listë me 5 kandidatura dhe besoj se brenda kësaj jave, do t’i propozoj kryeministrit drejtuesin e ri”- tha Balla.

Ndërsa sa i takon Ardi Veliut i cili dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të institucionit në 23 tetor, Balla nuk dha informacione mbi postin që pritet të marrë ish-drejtori i Policisë.


Lajmi kryesor:

Largimi i Ardi Veliut, kush janë 26 kandidatët për kreun e AMP-së! Mes tyre edhe ish-drejtues në polici


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?