Rezart Tusha me rreth të kuq

Balla: Basha po mbron trafikantin e drogës Tusha, njëlloj si ju fsheh vetë drejtësisë për aferat korruptive dhe vrasjet e 21 Janarit! Prokuroria të verifikiojë kandidatin e PD në Durrës

19 Mars 2021, 16:12| Përditesimi: 19 Mars 2021, 16:16

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla shkruan se Lulëzim Basha po merr në mbrojtje trafikantin Rezart Tusha, njëlloj sikur ju fsheh vetë drejtësisë për aferat korruptive apo vrasjet e 21 Janarit. Balla i bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të verifikojë menjëherë të dhënat e publikuara dhe KQZ ta përjashtojë menjëherë nga kandidimie e Rezart Tushës nga lista e PD në Durrës.

Balla shkruan se fshehja e të dhënave siç përcakton ligji i dekriminalizimit është vepër penale dhe duhet ndjekur penalisht.

"Ligji i dekriminalizimit kërkon moskandidimin dhe mosmarrjen në mbrojtje nga partitë e tyre të personave të dënuar, subjekte të Ligjit. Kandidati i Partisë Demokratike Rezart Tusha në Durrës, rezulton i arrestuar në Zvicër për trafik heroine.

I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të verifikojë menjëherë të dhënat e publikuara dhe KQZ ta përjashtojë menjëherë nga kandidimi. Fshehja e të dhënave siç përcakton Ligji është vepër penale dhe duhet ndjekur penalisht.

Lulzim Basha mban përgjegjësi që po merr në mbrojtje një trafikant të rëndomtë. Heqja e mbrojtjes politike është shembulli që ne kemi dhënë gjithmonë në çdo rast kur Drejtësia ka ngritur akuzë ndaj çdo përfaqësuesi tonë. Lulzim Basha po merr në mbrojtje trafikantin Tusha, njëlloj sikur ju fsheh vetë drejtësisë për aferat korruptive apo vrasjet e 21 Janarit", shkruan Balla.

Edhe përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji kërkoi pak ditë më parë hetime të thelluara për dy kandidatë të PD, Rezart Tushën që kandidon në Durrës me nr 8 dhe Zef Hilën që kandidon në Shkodër me nr.5 pasi ka indicie se janë pjesë e dekriminalizmit edhe pse nuk e kanë deklaruar atë në formularin e vetëdeklarimit.

 

Komento

Komente

  • O tej: 19/03/2021 18:45

    Se Basha eshte vete subjekt i dekriminalizimit hajdut e vrases

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?