Balla: Asnjë zyrtar shqiptar nuk po hetohet në SHBA! Na intereson zbardhja e 21 janarit, s'e mbuloni dot Shkëlzenin

2 Shkurt 2023, 11:15| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 11:25

  • Share

1675332942_finalprojekt.01225608.Still014.jpg

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se pamja që ofron parlamenti sot, nuk ka asnjë lidhje me çëshjen McGonigal, por është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga nisja e hetimeve për 21 janarin e Gërdecin.

“Kemi kërkesë për ndryshim të rendit të ditës. Duhet bërë në kundërshtim me rregulloren. Sic e shpjeguam kërkesa të tilla nuk kalojnë në seancë. I paraqiten konferencës së kryetarëve. E kam lexuar kërkesën dhe referohen dokumente të një shteti tjetër, që do ishte mirë që deputetët kërkues t’ia vënë në dispozicion edhe anëtarëve të konferencës.

Arsyeja e kësaj pamje të kuvendit nuk ka të bëjë me hetimin ne SHBA, atje nuk ka asnjë zyrtar shqiptar në hetim. Fiks një javë më parë, djali i Sali Berishës, ishte para SPAK.

Hetimi i Gërdecit dhe 21 janari janë cështje themelore. Cdo përpjekje për të hequr vëmendjen është përpjekje e kot. Ndërsa jemi në një situatë si kjo ku s’marrim dot fjalën në Kuvend, do kërkoja që kërkesa të procesohet me votim. Nëse janë seriozë në kërkesë të paraqiten në konferencën e kryetarëve. Rendin e ditës e përcakton rregullorja. Ju që qaheni se po ju pengojmë të drejtën e fjalës, edhe ky moment procedurial, ju nuk më latë. Nuk keni asnjë interes as për kërkesën tuaj.” – u shpreh Balla.


Lajmi kryesor:

Kuvendi në kaos për McGonigal, opozita pa Berishën me bilbila e grushte tavolinave bllokon foltoren! Rama ia delegon interpelancën Spiropalit, Bardhi e refuzon: Të vijë ai


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?