Taulant Balla

Balla: 11-13 qershor Shqipëria pret drejtuesit më të lartë të policisë europiane

10 Mars, 14:13| Përditesimi: 10 Mars, 14:20

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka njoftuar ditën e sotme se Shqipëria është përzgjedhur këtë vit si vendi organizator i Konferencës Rajonale Europiane të Interpol.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Balla njofton se ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të mirëpresin më 11-13 qershor të këtij viti, drejtuesit më të lartë të policisë nga e gjithë Europa dhe vende të tjera për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit.

Sipas Ballës, vendimi për të zhvilluar këtë konferencë në vendin tonë vjen si vlerësim i performancës së lartë të policisë shqiptare dhe bashkëpunimit të ngushtë të kësaj të fundit me INTERPOL, ndërveprim i cili u konkretizua me ekstradimet e sotme të dy shqiptarëve nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, si dh me kapjen nga policia spanjolle e Lutfi Xekës, i cili ishte i dënuar me 4 vite burg nga drejtësia shqiptare për kultivim kanabisi.

"Shqipëria po thellon çdo ditë e më shumë bashkëpunimin me INTERPOL në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe armëve, në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare si dhe në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit në përballjen me krimet kibernetike. Gjatë 24 orëve të fundit, falë këtij bashkëpunimi, kanë vijuar ekstradimet nga Spanja, Gjermania dhe Britania e Madhe, të personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Në vlerësim të rezultateve të arritura nga Policia e Shtetit, Shqipëria është përzgjedhur këtë vit si vendi organizator i Konferencës Rajonale Europiane të Interpol, organizatës më të madhe policore me 196 anëtarë në mbarë botën. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të mirëpresin më 11-13 Qershor 2024 drejtuesit më të lartë të policisë nga e gjithë Europa dhe vende të tjera për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit. 

#krenarpërshqipërinë",- shkruan Balla.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?