Samir Mane

BALFIN në shtator edhe në SHBA, Samir Mane zbulon se me çfarë do të merret kompania

23 Qershor 2023, 13:22| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 13:24

  • Share

E krijuar në vitin 1993 në Vienë të Austrisë, “Balfin Group” operon në 9 shtete të Evropës.

Presidenti i kësaj kompanie, sipërmarrësi i njohur shqiptar Samir Mane ka treguar këtë të Enjte në “Opinion” se “Balfin” do të jetë që nga Shtatori prezent dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Do ndërtojmë shtëpi në Amerikë“, theksoi Mane.

-Në sa vende është i shtrirë aktualisht “Balfin Group”?

Samir Mane: Aktualisht është i shtrirë në 9 vende, së shpejti në Shtator do të jemi në vendin e 10-të. Është një kompani tashmë multi-funksionale.

-Në cilat vende jeni?

Samir Mane: Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Kroaci, Mal i Zi, Bosnje, Austri, Holandë, Zvicër…

-Dhe vendi i 10-të?

Samir Mane: Vendi i 10-të është Amerika, nga Shtatori do të jemi me aktivitet atje.

-Me se do të merret “Balfin” në Amerikë?

Samir Mane: “Balfin” në Amerikë do të merret me Real State, do fillojnë projektet e para në Shtator.

-Do ndërtoni shtëpia në Amerikë?

Samir Mane: Do ndërtojmë shtëpi në Amerikë, po! Kemi gjetur vendet, po studiojmë, aty janë lejet më të kollajshme. Amerika është një nga vendet me mundësitë reale dhe qartësinë e madhe të biznesit./Opinion.al

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 23/06/2023 19:11

    Futja pak beton ose dru edhe amerikaneve or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?