Bakllava turke nga zonja Albana

21 Dhjetor 2023, 12:14| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 12:15

  • Share

Bakllava turke

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 2 vezë
  • 2 fk qumësht
  • 2 fk kos
  • 200 ml vaj
  • 1 lgj lëng limoni
  • Kripë
  • Sheqer
  • Arra me shumicë
  • 500 gr gjalpë
  • 500 gr niseshte

Sherbeti:

  • 500 gr sheqer
  • 300 ml ujë
  • 1 lgj lëng limoni

Përgatitja:

Zëmë brumin, e ndajmë në 4 pjesë dhe çdo pjesë në 20 toptha të vogla të cilat i hapim sa një pjatë filxhani kafeje. 20 petët i bashkojmë dhe i hapim, shtrojmë arrat dhe sërish petët. Në fund e presim bakllavanë dhe e spërkasim të gjithë me gjalpë. E vendosim në furrë të parangrohur në 150 gradë sa të pijë gjalpin dhe më pas në 180 gradë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?