Bakllava me arra nga zonja Albana

14 Dhjetor 2023, 11:33| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 11:36

  • Share

Bakllava me arra

Përbërësit:

  • 1 kg miell
  • 4-5 të verdha veze
  • 2 filxhanë kafeje vaj
  • 2 filxhanë çaji arra të shtypura
  • 1 e 1/2 gotë niseshte
  • 2 gota gjalpë të shkrirë
  • 6 gota sheqer
  • 5 gota ujë

Përgatitja:

Zëmë brumin e petëve dhe e lëmë të pushojë për 15-20 minuta, mbuluar me pecetë të lagur. Më pas e ndajmë brumin në 2 pjesë. Hapim një petë të madhe me trashësinë e 2 petëve të holla të byrekut, e lyejmë me gjalpë, e presim në katrore 4 gisht të gjera, i bashkojmë me njëra tjetrën, hedhim miellin sipër dhe hapim një petë. E shtrojmë në tepsi të lyer me gjalpë, hedhim arrat e shtypura e pak sheqer dhe pastaj hapim pjesën tjetër të brumit në një petë siç vepruam me të parën. E presim bakllavanë e spërkatim me gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë. Pasi të ftohet plotësisht e sherbetosim.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?