Foto ilustruese

Bajrami: Transaksioni i 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit është kryer më 9 tetor

21 Tetor 2020, 16:43| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 16:47

  • Share

Ministrja e Financave të Kosovës,Hykmete Bajrami,  lidhur me zhdukjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ka treguar se transaksioni i këtyre mjeteve është kryer më 9 tetor ndërsa ka theksuar se hetimet ende vazhdojnë.

“Tani me datën 9 tetor kanë ndodh transaksionet dhe mjetet nga buxheti në Ministrinë tjetër janë tërhequr dhe janë bërë pagesat në emër të këtij operatori ekonomik. Më pas kemi ardhur deri tek denoncimi i rastit. Krejt procedura e hetimit ka filluar dje”, ka deklaruar Bajrami.

Bajrami nuk ka pranuar të japë emrin e operatorit ekonomik, në emër të të cilit janë bërë pagesat, meqenëse siç, ka thënë, mund të dëmtohet procesi i hetimeve për këtë rast.

“Unë besoj që në një të ardhme të afër do të jemi në gjendje të japim raporte të detajuara. Kemi  një kërkesë nga prokurorja e rastit që të mos japim informata sepse mund të dëmtohet procesi i hetimeve”, ka deklaruar ajo.

Detaje për këtë rast kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë me dije se është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.


Lajmi kryesor:

Raportohet për 2 milionë euro të zhdukura në Ministrinë e Financave në Kosovë


Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?