Bajram Begaj ktheu ligjin për shtetësinë, Rusmajli te 'Siguria': Nuk siguroi 3/5 e votave në Kuvend

11 Dhjetor 2023, 13:35| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 13:52

  • Share

Çështja e dekretit të presidentit Bajram Begaj që riktheu për shqyrtim ligjin për shtetësinë u diskutua në Komisionin e Sigurisë.

Këshilltari i presidencës Ilir Rusmajli sqaroi arsyet e kthimit të ligjit, duke risjellë në vëmendje se Kushtetuta kërkon votimin e ligjeve në 3 komponentë: Votimi në parim, nen për nen dhe në tërësi.

“Ligji për shtetësinë kërkon miratim me shumicë të cilësuar prej 3/5 e votave. Nga dokumentacioni kemi konstatuar se në grupin e amendamenteve që janë bërë në seancë, nuk është siguruar dot shumica e cilësuar”, argumentoi Rusmajli.

Sipas tij, Presidenti ka të drejtë të vendosë veton ndaj ligjeve, për defekte që i përkasin sferës së të drejtës kushtetuese.

“Një pjesë e dispozitave krijojnë hapësire për disbalancim të praktikës së dhënies së shtetësive. Tërheqim vëmendjen që të merrni në konsideratë respektimin e parimeve bazë për dhënien e shtetësive”, shtoi këshilltari i Presidentit.

Vendimi se si do të procedohet në vijim do të merren në mbledhjen e ardhshme të Komisionit të Sigurisë.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?