Bajram Begaj kandidat për president, Meta: Do respektoj çdo vendim të Kuvendit! Kam biseduar me Peleshin për dorëheqjen e gjeneralit

4 Qershor 2022, 12:42| Përditesimi: 4 Qershor 2022, 12:47

  • Share

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngërçin që mund të krijohet në lidhje me kandidaturën e Bajram Begës për president të Republikës.

'Presidenti i Republikës, Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë. Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.'- njofton presidenca.


Lajmi kryesor:

Bajram Begaj dorëzon dorëheqjen si kreu i Shtabit të FA, Meta e firmos nga Stambolli!


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?