Bajram Begaj drejt marrjes së postit të kreut të shtetit, mediat ndërkombëtare: Shqipëria do të zgjedhë shefin e mbrojtjes për president

3 Qershor 2022, 21:40| Përditesimi: 3 Qershor 2022, 21:42

  • Share

Lajmi për kandidaturën e propozuar nga Partia Socialiste të, Gjeneral-Major, Bajram Begajt, për postin e Presidentit të ri të republikës, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një artikull kandidatit të propozuar nga PS, i cili pritet që të votohet nesër në Kuvend, në një seancë të posaçme plenare.

‘Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha të premten se partia e tij ka zgjedhur shefin e mbrojtjes së vendit për të qenë presidenti i ri, pasi nuk arriti të zgjidhte një kandidat me konsensus me opozitën

Gjeneralmajor Bajram Begaj u bë shef i mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare në vitin 2020, pasi mbajti poste të ndryshme brenda ushtrisë, kryesisht në fushën e mjekësisë.

Rama tha se partia e tij diskutoi për 26 emra, por më në fund vendosi se “Begaj është personi i duhur për të qenë president i Shqipërisë për pesë vitet e ardhshme”. Zgjedhja e një presidenti të ri kishte dështuar tashmë gjatë tre raundeve në të cilat nevojiten tre të pestat e votave në parlamentin me 140 vende.

Në dy raundet e fundit nevojitet një shumicë e thjeshtë dhe partia e Ramës tashmë ka 74 vota. Parlamenti pritet të mblidhet të shtunën në mbrëmje për të votuar shefin e ri të vendit. Roli i presidentit është kryesisht simbolik, megjithëse ka disa kompetenca mbi gjyqësorin dhe ushtrinë.’- shkruan Reuters.


Lajmi kryesor:

Socialistët zgjedhin gjeneralin Bajram Begaj si kandidat për presidentin e ri të vendit! Rama: Kryetar shteti që rrezaton mirësinë për Shqipërinë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?