Baçi akuza qeverisë: Albpetrol shkurton 60 % pagat punonjësve, Rama u vjedh djersën mijëra familjeve

4 Maj 2020, 15:07| Përditesimi: 4 Maj 2020, 15:09

  • Share

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Ballku tha në mbledhjen e fundit të Kuvendit se Albpetrol ka pezulluar nxjerrjen e naftës për shkak të mbushjes së depozitave  dhe se kjo do të ndalonte dhe çdo ristrukturim në këtë sektor. Por Partia Demokratike, përmes Luan Baçit tha se pas shkurtimeve nga puna, Albpetrol ka shkurtuar edhe pagat e punonjësve me 60 %.

Sipas Baçit një dokument i publikuar tregon se Albpetrol do të paguajë vetëm nënat me fëmijë, personat qe kane punuar nga terreni dhe ata që kanë punuar nga shtëpia me pagë minimale 260 mijë leke, ndërsa të tjerëve do t’u hiqet 60 % e pagës.

Baçi akuzon qeverinë se po shkurton pagat e 1790 punonjësve në Albpetrol duke vjedhur djersen dhe bukën e gojës mijëra familjeve qe jetojnë me punë të ndershme.   

Deklarata e plotë e Luan Baçit

Albpetrol, kompania me e madhe publike e naftës, vendosi sot te shkurtoje pagat e punonjësve. Plani i Edi Ramës, i paralajmëruar nga hajduti Ilir Beqaj, po vihet ne funksionim ne te gjitha kompanitë publike, duke e bere me te vështirë jetën për mijëra familje te tjera shqiptare.

Dokumentet tregojnë se vendimi absurd ul ne minimum pagat e punonjësve te Albpetrol, megjithëse ministrja siguroi për mbarëvajtjen e kompanisë pak dite me pare.

Nenat me fëmijë, personat qe kane punuar nga terreni dhe ata qe kane punuar nga shtëpia do te paguhen me page minimale 260 mije leke, ndërsa të tjerëve do t’u hiqet 60 % e pagës.

Po si mund te paguash me -60% punonjësit specialistet dhe inxhinieret kur ata kane qene ne pune çdo dite dhe kane punuar?

Po a mendoni për nenat me fëmije, qe kane qene ne pune, me ç'të drejte u vidhet djersa e tyre?

Po personat e terrenit qe kane qene ne pune dhe puna e tyre është tejet e vështirë, me ç'të drejte, u vidhet mundin dhe djersa e tyre?

Ne vend qe t’u shkurtoje pagesat e koncesioneve te klientëve të tij, Edi Rama u vjedh djersen dhe bukën e gojës mijëra familjeve qe jetojnë me pune te ndershme. Ky është një vendim i padrejtë dhe duhet anuluar.

Dokumenti i publikuar nga PD

Komento

Komente

  • dulja: 04/05/2020 17:40

    BACI SHKONI PIRDHUNI TE GJITHTE JU PUSHTATATE temajte Ete djathte ,po dhe analistate kane bere pune e tyre igjithe vendi D,M,TH. Eshte mbushure me plera

    Përgjigju
  • Vicidoli: 04/05/2020 16:19

    Te ngrihemi dhe ta zhdukim Edvin Mafine qe vjedh e vret shqiptaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?