Babë e bir dhunojnë një person tek 'Misto Mame', burri rreh gruan në një lokal tek Unaza e Re

6 Mars 2020, 11:18| Përditesimi: 6 Mars 2020, 12:00

  • Share

TIRANË - Babë e bir kanë dhunuar një person me sende të forta, por me ndërhyrjen e efektivëve të komisariatit numër 6, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit. Ngjarja ndodhi në rrugën "Misto Mame" pas një konflikti që policia i quan për motive të dobëta. 

Babë e bir kanë  goditur me mjete të mprehta M. S., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Policia mundi të vë në pranga 51-vjeçarin me inicialet T.Sh, ndërsa u shpall në kërkim djali i tij 20-vjeçar, I.Sh.

I ndaluari do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", e kryer në bashkëpunim

Po nga Shërbimet e Komisariatit Nr. 6 u arrestua në flagrancë E. L., 30 vjeç, sepse në Unazë të Re, në ambientet e një lokali, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fieraku: 06/03/2020 13:00

    Vlonjate janë me banime në Tir?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?