Babai ndërroi jetë nga COVID, Myftiu u Shkodrës e përcjell në banesën e fundit mes lotësh dhe bën apel: Respektojini dhe duajini prindërit (VIDEO)

25 Nëntor 2020, 10:29| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 12:36

  • Share

Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka përcjellë sot mes lotësh babain e tij për në banesën e fundit, pasi ndërroi jetë në Turqi ku kurohej nga COVID-19. Para faljes së namazit të xhenazes në xhaminë Ebu Beker, Myftiu i Shkodrës mbajti fjalën para të prinshmëve, teksa me lot në sy u bëri një apel të rinjve.

Ai e konsideroi prindin si gjëja më e çmuar që është mbi tokë dhe ui bëri thirrje të rinjve që të kujdesen për ta, të mos ua thyejnë zemrën dhe të mos u mbyllin dyert.

“E falenderojmë Allahun, për mirësinë e udhëzimit në Islam. Njeriu duhet të pranojë sprovat e jetës me besim të fortë dhe me bindjen se çdo gjë në këtë jetë që është kalimtare e ka një përcaktim nga Zoti, i cili na do dhe na mëshiron përmes sprovave dhe mënyrën se si ne përballemi me to. Dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që na keni dhënë këto dy javët e vështira për familjen tonë. Sot më tepër se asnjëherë tjetër, kemi nevojë për ne, duhet t’i kujtojmë njëri-tjetrin hakun e madh që ka prindi në jetën tonë. Nuk ka dhimbje më të madhe se sa kur ndahesh nga prindi, se ne jemi njerëz…I shtrenjti baba jonë, ne të Allahut jemi dhe atje do të kthehemi. Po e nis këtë udhëtim sot. Ju e njihni si besimtar. Ka qenë një njeri me zemër të madhe që ju ka dashur. Nëse duam të jemi shoqëri me vlera të mos i lëmë pas dore prindërit. Na dhemb zemra kur dëgjojmë se dikush ka nxjerrë prindërit në rrugë, dikush ka mbyll dyert e dikush e ka keqtrajtuar. Prindi është mëshirimi i Allahut në jetën e përditshme. Nëse nuk i respektojmë sa i kemi, çfarë shoqërime do të jemi ne? Ky është një apel për të gjithë…respektoni dhe duajini prindërit se janë të shenjtë,”- tha Imami.

Babai i Myftiut të Shkodrës u nda nga jeta pak ditë më parë. Ai nuk i mbijetoi dot infektimit me Covid-19 ndryshe nga i biri, vetë myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, që u kthye shëndoshë e mirë nga Turqia.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ggg: 29/11/2020 09:36

    Ngushellime dhe qofte i xhenetit...

    Përgjigju
  • Gilman Hafizi: 28/11/2020 20:38

    Jane reena tana kta skena pernjat bajn si musliman

    Përgjigju
  • Sazan: 26/11/2020 08:29

    Ore, ky ben thirrje per ta marre seriozisht covidin dhe nga na tjeter organizon ceremoni mortore duke mbledhur njerez qe jane ngjitur njeritjetrit?? Cudi!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?