'Babai i vdiq, ndërsa nëna ishte në luftë me vdekjen', Mjekët në Gaza shpëtojnë foshnjen me prerje urgjente çezariane

25 Tetor 2023, 10:08| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 10:09

  • Share

1698221310_mje.jpg

Mjekët në një spital në Gaza arritën të shpëtonin një foshnjë të palindur me prerje çezariane urgjente pasi nëna e saj u vra gjatë një sulmi ajror. Korrespondenti i BBC në Gaza, Rushdi Abualouf, raportoi mbrëmë se nëna u plagos rëndë gjatë një sulmi izraelit në qytetin Khan Younis.

Babai i foshnjës u vra gjatë sulmeve, ndërsa nëna shtatzënë u dërgua në spitalin Nasser. Në atë kohë, nëna ishte ende gjallë “duke luftuar për jetën e saj dhe të foshnjës së saj”, tha ai.

Raportime të shumta, duke cituar spitalin, tani thonë se nëna ka vdekur. Foshnja e saj i mbijetoi prerjes çezariane dhe është në gjendje të qëndrueshme.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli shtyn pushtimin tokësor të Gazës pas kërkesës së SHBA! Macron: Sulmi do të ishte gabim! Netanyahu: Të gjithë do japim llogari pse dështuam më 7 tetor


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?