Heidi Baci

Babai i Heidit në BBV3?! Përgjigjet daja i banores

5 Maj, 15:45| Përditesimi: 5 Maj, 15:48

  • Share

Daja i Heidit ishte i ftuar ditën e sotme në ‘Big Brother Fan Club’ për të komentuar rreth lojës së banores dhe dinamikave në shtëpi.

 Kur u pyet nga moderatorja nëse do të ketë një hyrje të babait të Heidit brenda shtëpisë, ai u përgjigj se i ati i saj nuk pëlqen që të dalë në ekran.

“Po mendohet. Nuk është njeri i televizionit, e vetmja herë që ka ndërhyrë ka qenë për ta ndihmuar”, thotë daja i Heidit.

Ndërsa sa i përket lojës, në krahasim me Grande Fratello ai tha se problemi i vetëm është gjuha, pasi Heidi mendon në italisht dhe kjo ia vështirëson mënyrën e të shprehurit. Gjithashtu, shtoi se Heidi si në ‘Grande Fratello’, si në ‘BBV3’, është vetvetja.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?