FOTOT/ ‘Babagjyshi ekziston’, dhurata nga dritarja fëmijëve të shtruar në spitalin pediatrik në QSUT

23 Dhjetor 2023, 21:36| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 11:47

  • Share

Në prag të festave, një surprizë e bukur ka gëzuar fëmijët e vegjël të shtruar në Spitalin Pediatrik në QSUT.

Ekipi i Grup Shpëtimit Malor të Shqipërisë u ka dhuruar fëmijëve dhurata në një mënyrë të veçantë.

Të veshur me kostumin e Babagjyshit, ata realizuan zbritje me litarë dhe u dhuruan fëmijëve dhurata nga dritarja.

“Momente gëzimi për fëmijët e Spitalit Pediatrik në QSUT, në prag të festave tashmë kemi çdo ditë, por ky ishte më i veçanti për ta, pasi ekipi i Grup Shpëtimit Malor të Shqipërisë realizuan zbritje me litarë të veshur si babagjysh duke i dhuruar fëmijëve të hospitalizuar dhurata, nga dritaret e dhomave të spitalit. Falënderime dhe mirënjohje pafund për këto momente të gëzueshme për pacientët tanë të vegjël”, shkruan QSUT.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ani: 24/12/2023 08:57

    Bravo. Per te tilla ka nevoj shoqeria. Mjaft me politike. Sa me shume reklame veprave te tilla aq me shembull jepet ne shoqeri dhe per rinine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?