Baba Mondi i dhuron policisë 1 mijë maska dhe 1 mijë litra dezinfektant: Ju luftoni pa e ditur kush e ka koronavirusin (VIDEO)

1 Prill 2020, 12:15| Përditesimi: 1 Prill 2020, 14:31

  • Share

TIRANË - Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, i ka dhuruar Policisë së Tiranës 1 mijë maska mbrojtëse dhe 1 mijë litra me dezinfektantë. 

Nisur nga fakti që efektivët e policisë në këto ditë të vështira që vendi po kalon janë në krye të detyrës për të garantuar respektimin e masave kufizuese për parandalimin e COVID-19, Baba Mondi ka vlerësuar vështirësinë e tyre në punë, duke zgjedhur të kontribuojë sadopak që ata të jenë të sigurt në punë. 

Kështu, ditën e sotme Baba Mondi shkoi personalisht në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku i dorëzoi kryepolicit të Tiranës, Rebani Jaupi, maska mbrojtëse për punonjësit e policisë dhe dezinfektantë. 

"Jemi në ndihmë të atyre që janë në front të parë. Ju luftoni pa e ditur kush e ka virusin", u shpreh Baba Mondi.

Drejtori i Policisë së Tiranës u shpreh se policia është në mbrojtje të qytetarëve, ndërsa falenderoi Baba Mondin për gjestin solidar, por edhe të gjithë qytetarët që janë korrekt me orët e lejuara.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 01/04/2020 13:25

    Po leri maskat o Baba mondi se bota po shkon drejt humneres , shko pra ne tyrben e Kulmakut bisedo me zotin qe te mbaje doren, por del na flet per front, taman si oficer, detyra jote dhe e Janullatosit sot eshte me e mprefte se kurre, takojeni zotin dhe bisedojeni situaten e koronavirusit perndryshe nuk do ju besojne me miliona njerez ne bote se njerzimi eshte ne hallin me te madh te tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?