B2B me bizneset Shqipëri-Maqedoni
për mundësi të reja bashkëpunimi

3 Tetor 2014, 17:35| Përditesimi:

  • Share
STRUGE- Në datë 27 Shtator, “ProCredit Bank” Shqipëri dhe “ProCredit Bank” Maqedoni organizuan një event të përbashkët biznesi, me temë “Mundësi të reja biznesi. ProCredit Bank, një bankë për biznesin tuaj në Rajon”.
 
Rreth 50 biznese shqiptare dhe maqedonase, morën pjesë në aktivitetin e organizuar në Strugë, i dyti aktivitet i këtij lloji pas atij të organizuar në Tiranë në Maj. Nëpërmjet këtij aktiviteti, banka synon t’i japë mundësinë klientëve të vet, që nëpërmjet rrjetit të “ProCredit Bank” në rajon (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, etj.) të shfrytëzojnë dhe të krijojnë marrëdhënie të reja partneriteti dhe tregje të reja për të promovuar produktet e tyre.
 
Krahas interesit të klientëve në pjesëmarrje, u organizuan gjithashtu edhe vizita në mjediset e klientëve të ndryshëm, për të vlerësuar më nga afër kapacitetet dhe cilësitë e shërbimeve të ofruara.
 
ProCredit Bank mbulon shtetet kryesore të rajonit, që ofrojnë potencial të lartë për zhvillim ekonomik dhe zgjerim të rrjetit të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të vogla dhe të mesme, për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm, nëpërmjet investimeve afatgjata dhe bashkëpunimit ndër-rajonal.
 
ProCredit Bank – Një Bankë për biznesin tuaj në Rajon!

Redaksia Online
(Shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?