Bërzhita: Qyteti antik i Amantias
vatra 1500-vjeçare e Krishtërimit

30 Prill 2013, 18:21| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Qyteti antik i Amantias ka qenë dje në qendër të diskutimeve për miratimin e gërmimeve që do të bëhen për vitin 2013. Drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Luan Bërzhita, rrëfen për Shqiptarja.com rëndësinë e projektit të gërmimeve në qytetin antik të Amantias,  rrëfen arsyet se pse Amantia u vu dje në qendër të këtyre projekteve. Projektet, sipas tij janë fokusuar në periudha të panjohura dhe të pastudiuara historike, si kërkime për paleolitin e mezolitin në Shqipëri, kërkime për neolitin e hershëm në Shqipëri, periudhën e ardhjes së krishterimit, etj.

Profesor Bërzhita, pse u fokusuat më shumë te projekti i zbulimit të Amantias?

Sepse projektet e tjera ishin në vijimësi. Amantia është tërësisht projekt i ri. U vu theksi tek ky qytet antik, sepse Amantia ndryshe nga Butrinti dhe Apolonia mbeti ende një qytet i pazbuluar, sepse gërmimet e ekspeditave arkeologjike kanë nisur shumë vonë në vitet ‘70 Madje në vitet ‘60 në Shqipëri janë hedhur vetëm hapat e para ku u gërmuan dhe u dolën në dritë sitet arkeologjike të rrethit të Vlorës, ato më kryesoret si Oriku, Olympia, Cerja, Triporti, Amantia dhe mjaft monumente të tjera. Por që nga gërmimet që u bënë në vitet ‘60-‘70 nuk janë kryer më gërmime arkeologjike në Amantia.

Çdo të thotë është ende një qytet i pazbuluar, nuk ka dokumente për ekzistencën e saj, apo nuk ka objekte arkeologjike që të dëshmojnë të dhënat?

Jo, jo dokumente ka. Këto dokumente e shquajnë ekzistencën e këtij qyteti antik në vitet 350-340 para Krishtit. Mendohet se Amantia është themeluar që nga shekulli VI para Krishtit. Ka shumë shkrime dhe dokumente që vërtetojnë se amantët janë ilirë. Ky qytet, si pjesë e shtetit ilir, pati një zhvillim të madh politiko-ekonomik, për gati 15 shekuj (1500 vjet).

Profesor, disa arkeologë ndajnë mendime të kundërta me atë që po bëhet aktualisht. Thonë “nuk duhen bërë zbulime arkeologjike, se toka i ruan më mirë, pasi ideja është se duhen shuma të mëdha të dokumentohen e të konservohen zbulimet.

Atëherë pse do të duheshin arkeologët. Më duket teori e çuditshme kjo. Ajo që synojmë të zbulojmë te Amantia është pjesa e panjohur e historisë. Periudha kur ka nisur krishterimi, aty gjendet edhe një kishë e shek I pas Krishtit. Ka rëndësi të zbulojmë këtu një nga vatrat e krishterimit, si erdhën në Iliri bashkësitë e para fetare dhe si u krijuan vendet e kultit të ri kristian. Si u krijuan peshkopatat, që u ngritën në qytete më të mëdha e të vjetar ilire si në Lezhë, në Bylis, në Apoloni, në Amantia, në Butrint, etj

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?