Azerbajxhani i jep goditjen e fortë Armenisë, pushton bazën e forcave speciale (VIDEO)

2 Tetor 2020, 18:37| Përditesimi: 2 Tetor 2020, 18:40

  • Share

Ushtria azere ka nisur një ofensivë të gjerë ushtarake në zonën e Nagorno Karabakh dhe territoreve që mbahen nga ushtria armene.

Mediat lokale raportojnë për një ofensivë në të gjithë vijën e frontit me qëllim rikthimin e kontrollit të Nagorno Karabakh tek Azerbajxhani.

Në rrjete sociale janë hedhur foto të operacionit, ndërsa theksohet se është marrë edhe baza e forcave speciale të ushtrisë armene në rajon, e quajtur si “Komanda 193”.

Dy shtetet luftojnë prej një jave në Nagorno Karabakh. Azerbajxhani kërkon largimin e forcave armene nga rajoni, ndërsa këta të fundit theksojnë se duan vetëvendosje për popullin armen që jeton në territorin e Nagorno Karabakh, i njohur si pjesë integrale e Azerbajxhanit. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?