Rama pret Viktor Orban, firmosen 2 marrëveshje! Kryeministri hungarez: Shqipëria priti 13 vite për negociatat me BE, e turpshme që procesi po ecën kaq ngadalë

16 Qershor 2023, 08:23| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 15:26

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama priti sot (16 qershor) në një takim zyrtar kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin e Europian si dhe investimet hungareze në Shqipëri ishin dy nga çështjet kryesore që janë diskutuar ndërmjet dy kryeministrave, bëri me dije kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama gjatë konferencës për shtyp.

Kryeministri Rama shprehu mirënjohjen ndaj për mbështetjen e Hungarisë për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ku theksoi se është një nga avokatët më të zëshëm të rajonit për procesin e zgjerimit.

Nga ana tjetër kryeministri hungarez, Viktor Orban u shpreh me kritika ndaj Bashkimit Europian, e tha se është turpshme që po ecën kaq ngadalë procesi i zgjerimit të BE-së. Kryeministri hungarez nënvizoi se Evropa do ta paguajë një çmim shumë të lartë nëse nuk anëtarësohen vendet Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se mbështetja financiare e BE-së për Ballkanin është shumë e ulët krahasuar me fondet që jepen për vendet e tjera.

Rama po ashtu vlerësoi homologun hungarez si shtytës kryesor për investimet e drejtpërdrejta hungareze në Shqipëri. Kreu i qeverisë ftoi se hungarezët që të investojnë në Shqipëri.

‘Kemi folur për të sjellë më shumë investime nga Hungaria në fushën e energjisë dhe shpresoj shumë edhe në fushën e turizmit. Ne besojmë shumë se është koha për të menduar edhe për investime nga Hungaria e cila ka sot një industri ekselence në turizëm.’- tha Rama.

Konferencës për shtyp i parapriu nënshkrimi i dy marrëveshjeve mes dy qeverive, memorandum bashkëpunimi në fushën e integrimit evropian dhe menaxhimit të ujërave.

Në konferencë dy krerët e qeverive nuk i kursyen edhe batutat.

"Origjinal dhe autentik dhe që sjell një pikëpamje të re në politikë” tha Orban.
 

Ora 13:55
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán

 

Kryetarja e Kuvendit,Lindita Nikolla, priti sot Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán, dhe delegacionin qeveritar,  cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Pasi i uroi mirëseardhjen në Kuvendin e Shqipërisë,  Kryetarja Nikolla e falenderoi Kryeministrin Orbán për kontributin e tij në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Bashkëpunimi politik mes Shqipërisë dhe Hungarisë është i ngushtë, mbështetës e miqësor. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e zëshme të Hungarisë ndaj perspektivës së integrimit të Shqipërisë në BE si edhe për mbështetjen proaktive dhe të përkushtuar në zhvillimin dhe integrimin evriopian të rajonit, nisur nga vizioni se  BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa shtetet e këtij rajoni kanë nevojë për BE-në.”, theksoi Nikolla.

Kryetarja Nikolla nënvizoi gjithashtu se vendet tona kanë potenciale për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në sektorë kyç si infrastruktura, transporti, bujqësia, turizmi, digjitalizimi dhe siguria kibernetike, energjia e rinovueshme, sistemi hekurudhor etj.

Nikolla vuri në dukje rolin konstruktiv, stabilizues dhe proaktiv të Shqipërisë në zhvillimet rajonale, si kontribut për paqen, stabilitetin dhe sigurinë.

Duke shprehur keqardhje për kundërshtimin e Hungarisë ndaj fillimit të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Kryetarja Nikolla i kërkoi Kryeministrit Orbán rishikimin e këtij qëndrimi.

Kryeministri Viktor Orbán falenderoi Kryetaren Nikolla për pritjen, vlerësoi lart bashkëpunimin mes dy vendeve, vuri në dukje kontributin e marrëdhënieve politike në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Hungarisë, ftoi kompanitë shqiptare të investojnë në Hungari, vlerësoi arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe potencialin e Shqipërisë dhe të rajonit si një rezervë e madhe për modernizimin dhe rritjen ekonomike të BE-së, rezervë e cila duhet shfrytëzuar nëpërmjet përshpejtimit të ritmeve të zgjerimit.

Kryetarja Nikolla dhe Kryeministri Orbán diskutuan edhe mbi bashkëpunimin mes dy vendeve dhe mbështetjen reciproke në organizatat dhe forumet shumëpalëshe.

Ora 12:09
FOTO/ Orban në Tiranë me të gjithë delegacionin burra, përballë tij Rama i vë gratë ministre

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare ku pritet të firmoset dhe një marrëveshje mes dy shteteve.

Ajo që ra në sy ishte fakti se i gjithë delegacioni që shoqëronte Orban, kryeministrin e njohur për konservatorizmin e tij ishin burra. Ndërkohë përballë ishte delegacioni shqiptar, të gjitha gra, pjesë e të cilës janë dhe ministret e kabinetit qeveritar Rama.

 

Ora 11:54
Viktor Orban komplimenton Ramën: Politika po shkon drejt standardizimit global, por ti je origjinal

 

Viktor Orban, kryeministëri i Hungarisë në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, nuk ka lënë pa shprehur vlerësimin për këtë të fundit.

Teksa ka bërë një krahasim mes firmave të ndryshme dhe politikës, ai tha se të dyja po shkojnë drejt standardizimit global, por për Ramën ai tha se është autentik dhe origjinal dhe nuk përfshihet nga këto gjëra.

“Personalisht jam shumë i lumtur që ndodhem sot këtu dhe kam qenë i ftuari i Edi Ramës. Për fat të keq bota shkon gjithnjë e me shumë drejt një standardizimi global, Hamburger, smartphone dhe firmat e ndryshme dhe për fat të keq kjo duket edhe në politike dhe shpresoj nga njëra anë që kjo gjë mos të na përfshijë të gjithëve. Ndaj jam shumë i kënaqur kur takoj dikë që është origjinal dhe autentik, që nuk e lë vetën të përfshihet nga këto firma apo këto gjëra të përditshme dhe që sjell një pikëpamje të re në politikat tona dhe do të doja t’ju thoja se sa herë kam mundësi të vij dhe të shkëmbejmë idetë tona kam një freski nga ana mendore për sa i përket mendimeve tone politike”, tha Orban.

 

Ora 11:37
Viktor Orban: Të përshpejtohet procesi i integrimit të Shqipërisë! Evropa do paguajë një çmim të lartë nëse Ballkani Perëndimor nuk anëtarësohet

 

Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, bëri thirrje që të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Sipas Orban, Perëndimi do të paguajë një çmim shumë të lartë nëse nuk anëtarëson vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt.

‘Kemi dy praktika në Evropën Perëndimore njëra nga praktikat është se kapaciteti preferencial Europës është se ato u integruar. Çështja nuk është e thjeshtë. Sa i takon Evropës Perëndimore nuk kemi një bindje të patundshme se zgjedhimi është diçka pozitive. Është një luftë e vazhdueshme. S’mund të ulemi me dhe të presim. Ne jemi të përkushtuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe ka nevojë për një përshpejtim të menjëhershëm duhet të nxitojë që të anëtarësohet. I mbështes politikat e Edi Ramës dhe të gjitha ato kohezioni që arrijnë nga Evropa në Shqipëri dhe Hungari të arrijnë atë nivel që kanë vendet e tjera që janë të anëtarësuara në BE, por ta fillojmë që tani atë punë zhvilluese për Shqipërinë që të arrijë atë nivel zhvillimi siç e kanë vendet anëtarë. Kemi mbështetur edhe Ballkanin e Hapur. Evropa nuk është në një gjendje të mirë so,. Do të paguajmë një çmim shumë të lartë nëse nuk anëtarësohen vendet Ballkanit Perëndimor, duhet të ishte bërë dje.’- tha Orban.

Ora 11:35
Orban në Tiranë: E turpshme sa avash po ecën procesi i integrimit të Shqipërisë, keni duruar 13 vite negociata

Kryeministri i Hungarisë vuri theksin tek domosdoshmëria e integrimit të Shqipërisë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në zhvillimin global të Europës. Orban tha se Shqipëria ka duruar 13 vjet për të arritur deri në negociata, duke e cilësuar si diçka të turpshme.

"Çështja e sotme është si mund të konsiderojmë Ballkanin Perëndimor dhe anëtarësimin e vendeve në Europë. Është problem apo mundësi. Ajo që u kam thënë kolegëve të mi në Europë është: Përpiquni të imagjinoni Europën sot pa Slloveninë, Hungarinë, Poloninë, Kroacinë. Si do të ishte pamja e Europës së sotme? Zhvillimi ekonomik? Nuk do të kishim rritje ekonomike.Mendoj se sot në BE kemi rritje ekonomike sepse ne vendet e BE-së dhe të Evropës qëndrore dhe lindore kemi sjellë zhvillim. Shpresojë të sjellë dhe Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse Shqipëria ka kapacitet rritjeje dhe zhvillimi. Dhe Europa nëse nuk do të ngelet pas në këtë ecje e zhvillim global përgjigjja është e thjeshtë. Rezervat e rritjes janë ekskluzivisht në Ballkan. Nuk gjenden në vendet e tjera të Europës. Nuk jam në gjëndje të përmend asnjë vend europian që ka rezerva në rritje e zhvillim qoftë  Ne kërkojmë gjithmonë që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Pashë që Shqipëria ka duruar 13 vjet për të arritur deri në negociata, pas 10 vjetësh, vetëm Gjermania do mbetet si forcë e madhe se nëse zgjerimi do ecë me këtë ritëm kaq të ngadaltë është vetëvrasës.  Është e turpshme sa avash po ecën ky proces i zgjerimit në BE!"-tha Orban.

Ora 11:35
'Është mirënjohëse në emër të shqiptarëve', Rama me Viktor Orban: Jam i bindur se mbretëresha Geraldinë po të shikon

 

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, kryeministri Edi Rama, e mbylli fjalën e tij duke përmendur mbretëreshën Geraldin, e cila vinte nga një familje fisnike hungareze.

“Në një farë mënyrë Hungaria ka dhe diçka të vetën këtu në Shqipëri, sepse në kohën kur nuk i jepte dot investime direkte, i dha një princeshë që u bë Mbretëresha e Shqipërisë kështuqë jam i bindur se mbretëresha Geraldinë po të shikon dhe është shumë mirënjohëse në emër të shqiptarëve që ti je këtu”, përfundoi Rama.

Ora 11:20
Rama me kryeministrin Viktor Orban: Hungaria një nga avokatët kryesor për integrimin e Shqipërisë në BE! Duam më shumë investime hungareze te ne

 

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat bashkë me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban shprehu mirënjohjen për qeverinë hungareze dhe mbështetjen që ajo i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në BE. Rama u ndal edhe tek investimet hungareze në Tiranë, ku theksoi se do të donte që të kishte më shumë.

‘Është vizita e një miku të vjetër dhe të palëkundur të Shqipërisë dhe shqiptarëve në të gjitha kohët. Falë kryeministrit Orban dhe përkushtimit të ministrit të jashtëm si dhe të qeverisë së tij kemi hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve tradicionale e miqësore, por tani edhe ekonomike. Kjo vizitë përveçse vizita e një miku të çmua është edhe një vizitë për të vazhduar në atë rrugë të re bashkëpunimi që hapi një fazë të re pas vizitës së delegacionit tonë atje, ku u vendosën disa piketa mbi të cilat ne po vazhdojmë të bashkëpunojmë e falë të cilave po shohim rezultate të prekshme. Hungaria është një nga avokatët më të zëshëm të Ballkanit Perëndimor në BE dhe një nga forcat më progresive në raport me zgjerimin e BE-së. Hungaria e ka mbrojtur vijmësisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Kjo mbështetje nuk ka qenë vetëm më fjalë por me ekspertizë të vënë në dispozicion të qeverisë tonë. Ne ndajmë të njëjtën bindje me kryeministrin dhe qeverinë e Hungarisë lidhur me interesin e lartë gjeostrategjik të integrimit sa më shpejt të Ballkanit Perëndimor. BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor siç ka nevojë Ballkani Perëndimor për BE-në. I jam mirënjohës për faktin se Orban është shtytësi kryesor i investimeve të drejtpërdrejta hungarez në Shqipëri. Duam të kemi më shumë kompanitë. Kemi folur për të sjellë më shumë investime nga Hungaria në fushën e energjisë dhe shpresoj shumë edhe në fushën e turizmit. Ne besojmë shumë se është koha për të menduar edhe për investime nga Hungaria e cila ka sot një industri ekselence në turizëm.’- tha Rama.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/06/2023 01:26

    Ne fillim Erdogani, pastaj Duda i Polonise,tani Orbani,sikur te mos kishte patur lufte e sanksione do te shikonim dhe Putinin.Politikanet tane kryesore kane nje dobesi te madhe per autokrate e shkeles te te drejtave te njeriut e perdhoses te demokracise!

    Përgjigju
  • Toni: 16/06/2023 17:38

    Orban ka thene te verteten, eshte e turpshme qe BP nuk eshte ne BE. Eshte i vetmi lider qe ia plas ne fytyre perendimoreve. Bravo.

    Përgjigju
  • Dea: 16/06/2023 12:25

    Urojme te dilni me lajme sa me te mira nga ky takim

    Përgjigju
  • Ana: 16/06/2023 12:23

    Nje pritje madheshtore per kete kryeminister

    Përgjigju
  • Loti: 16/06/2023 12:12

    Orban je lider i vertet

    Përgjigju
  • Leo: 16/06/2023 11:39

    Ceremoni pritjeje ashtu sic e meriton kryeministri hungarez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?