Foto ilustruese, Laçi 3-2 Partizani

Axhenda/ 'Klasikja' e Shqipërisë dhe derbi, Superliga luhet në dy ditë

18 Prill 2023, 10:04| Përditesimi: 18 Prill 2023, 10:06

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit po përgatit javën e 30-të. Pesë duelet do zhvillohen në fundjavë, në dy ditë dhe orare të ndryshme. Bie në sy "Klasikja" e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës, si edhe derbi mes Teutës dhe Erzenit që do luhet në "Niko Dovana".

Java e 30-të nis të shtunë në 22 prill në orën 15:00. Egnatia luan me Laçin, teksa ende nuk është mësuar stadiumi i kësaj sfide, pasi fusha e rrogozhinasve është dënuar.

Po të shtunë, në 18:00 luhen dy duele. Teuta luan me Erzenin në derbi, teksa në "Loro Boriçi" luhet "Klasikja" e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Të diel në 15:00 luhet Kastrioti - Kukësi në "Elbasan Arena", teksa në 18:00 luhet Partizani - Bylis. Pas javës së 29-të në elitën e futbollit tonë, Tirana prin renditjen me 53 pikë, pesë më shumë se Partizani ndjekës.

Superliga, java 30-të:

E shtunë, 22 prill

15:00 Egnatia - Laçi

18:00 Teuta - Erzeni

18:00 Vllaznia - Tirana

E diel, 23 prill

15:00 Kastrioti - Kukësi

18:00 Partizani - Bylis

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?