Avokati i Popullit në ‘pikën zero’, Kuvendi do rihapë garën! PD ende pa vendim për emrat! Ligji e lejon për mandat të dytë, por Ballanca 'hesht'

27 Dhjetor 2022, 19:11| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 19:18

  • Share

Zgjedhja e Avokatit të Popullit u kthye në seancën e fundit plenare në mollë sherri mes opozitës dhe maxhorancës, të cilat nuk gjetën dot dakordësinë për kandidatët e propozuar, duke rrëzuar Ledio Brahon dhe Altin Goxhajn, e duke e cuar procesin sërish në pikën zero…

Sipas rregullores së Kuvendit, gara për Avokatin e Popullit do të rihapet, por opozita do të duhet të gjejë emra të tjerë për të mbështetur me të paktën 28 firma kandidatin, për të cilin më pas do të kërkojë votat e PS.

Por, para se të kërkojnë dakordësinë e socialistëve për Avokatin e Popullit, sfida e PD është gjetja e konsensusit brenda vetes, në kushtet kur në fazën e parë, mbështetën me firma kandidatë të ndryshëm, duke mos arritur të dilnin me një propozim unik.

Ishin gjithsej 20 emra që fillimisht shprehën kandidaturën, mes të cilëve më të preferuarit e opozitës ishin Bledar Dervishi, Dorian Gjomarkaj, Altin Goxhaj dhe më i mbështeturi me firma Ledio Braho.

Në listën e kandidaturave fillestare ishte dhe Erinda Ballanca, drejtuesja në detyrë e Avokatit të Popullit. Mandati I parë I ka përfunduar në qershor të këtij viti, ndërsa kërkoi edhe një mandat tjetër në krye të institucionit.

E pyetur nga Report Tv nëse do të ritentojë negociatat me demokratët për ta besuar sërish si kandidaturën për votim në parlament, Ballanca refuzoi të përgjigjej.

Megjithatë, ajo do të vijojë të jetë në krye të Avokaturës së Popullit derisa Kuvendi të zgjedhë drejtuesin e ri.

Erinda Ballanca u zgjodh në vitin 2017, pas marrëveshjes së 17 majit Rama-Basha.  

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?