Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka: Për të lidhur një person me ngjarje kriminale duhen prova, jo hamendësime

29 Gusht 2023, 13:44| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 14:16

  • Share

 

Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Ylli Manjani, tha se për të lidhur një person me ngjarje kriminale duhet prova dhe jo hamendësime.

‘Nuk ka gjyqe të mbyllura. Vetëm Shqipëria i bën këta pslliqe. Hetimi në Francë është bërë për trafikun e drogës. Për të lidhur një person me një ngjarje konkrete, duhet të ketë prova dhe jo hamendësime. SPAK nuk është burimi zyrtar i vetëm. Në Shkallën e Parë kemi patur probleme me njohjen e dokumenteve, por në gjykatën e Apelit na u dha mundësia që në të gjykojmë. Atë që ne kemi parë në ato dosje nuk korrespondojnë thuajse fare me atë që thoni ju.’- tha Manjani.


Lajmi kryesor:

Operacioni ‘Metamorfoza’, Apeli i GJKKO-së shtyn për më 31 gusht vendimin për 6 të arrestuarit! Avokatët: S'mund të merren prova nga 'Encrochat', s'e parashikon ligji


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?