Avokatët penalistë në Shqipëri pro “Ballkanit të hapur”: Bëjmë detyrën pa kufij! Behgjet Pacolli: Është nisma që na duhet

4 Dhjetor 2021, 13:56| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 14:02

  • Share

TIRANË-Nga konferenca e tetë penale, avokatët penalistë shqiptarë mbështetën nismën e Ballkanit tëHapur, me argumenton se do u mundësojë të punojnë me licencën e tyre pa u penguar nga kufijtë.

"Pse jo dhe ne avokatët? Duhet të jemi pjesë e 'Open Balkan' që askush të mos ketë barriera dhe kufizime. Profesorë të nderuar të vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe të mbrojnë çështje të klientët të tij pa pasur kufizime. Po ashtu edhe ato nga Kosova", tha kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë në Shqipëri, Saimir vishaj

I pranishëm në këtë konferencë për ballkanin e hapur ka folur edhe Behxhet Paçolli kreytari i Aleancës “Kosova e re”.

"Edhe pse qeveria ime në Kosovë nuk e pranon këtë, e refuzon këtë. Edhe pse ende edhe Mali i Zi nuk e ka kupuar drejt dhe mungon në këtë iniciativë e drejtë. Neve na nevojitet", tha ai.

Në këtë konferencë avokatët kërkuan disa ndryshime ligjore në raport me të drejtat e të dyshuarve për shkelje të ligjit ndërsa propozuan që vakancat në institucionet e drejtësisë përfshi edhe gjyqësor të plotësohen edhe me përfshirjen e tyre.

 

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?