Avokatët Penalist kërkojnë ndryshime ligjore, Visha: Gjykata e Lartë po gjykon pa dëgjuar palët

10 Dhjetor 2022, 18:00| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 18:17

  • Share

Avokatët penalist do të kërkojnë ndryshime të disa ligjeve të reformës në drejtësi, kryesisht ato që lidhen me gjykimin në Gjykatën e Lartë.

Në aktivitetin  “Toga e artë” ,kryetari i shoqatës Sajmir Visha, tha se shumë prej gjyqeve në Gjykatën e Lartë, po zhvillohen pa dëgjuar palët por vetëm në dhomë këshillimi.

“Shumë shpejt do u kërkojmë instancave që shumë ligje në reformën në drejtësi të rishikohen duke filluar nga Gjykata e Lartë, ku na humbur roli i një pushteti gjyqësor, si shkallë e tretë, duke arritur të zhvillojnë gjykime pa pjesëmarrjen e palëve. Dhe një gjykatë e Përmetit, një gjykatë e Sarandës, gjykatë e Lezhës gjykon me trup gjykues, dëgjon palët pjesëmarrës në gjykim, Gjykata e Lartë, që është peri i fundit fare, apo shkalla e tretë, pushteti gjyqësor zhvillon proceset penale në salla të mbyllura ndryshon arsyetimet, duke ndryshuar vendime pa dëgjuar palët.”, u shpreh avokati Visha.

Visha ngriti si shqetësim edhe largimet nga vendi, të cilat kanë prekur dhe avokatët

“Mbi 300 avokatë kanë lënë profesionin e  avokatisë duke udhëtuar në shtetin gjerman, për të punuar si punëtor. Kjo nuk na falet, nuk na falet se titulli avokat aq me vështirësi fitohet, por nuk mund në të punojmë ne rrugëve  e botës, sepse këtu nuk po arrijnë të gjejnë veten.”, u shpreh Visha.

Mes të vlerësuarve me Togën e Artë, ketë vit ishte edhe Prof. dr Ismet Elezi  një nga hartuesit e Legjislacionit Penal Shqiptar, tashmë në moshën 102 vjeçare. Në takim ishin ftuar edhe ministrat e drejtësisë në vite. 

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?