Hashim Thaçi

Avokatët e Thaçit u tërhoqën nga mbrojtja për shkak të mospagesës, reagon Qeveria: Kemi paguar 3.5 milionë euro, nuk bëjmë pagesa

30 Janar, 13:00| Përditesimi: 30 Janar, 14:50

  • Share

1706616096_thaha.jpg

Ministria e Drejtësisë ka reaguar sot lidhur me Gregory Kehoe, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit në rastin e tij në Gjykatën Speciale në Hagë për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare.

Në një njoftim për media të MD-së thuhet se pagesa për mbrojtjen e Hashim Thaçit janë realizuar për vitet 2020, 2021, 2022 dhe 2023, ndërkaq MD potencon se realizon pagesa vetëm për avokatë me të cilët ka marrëveshje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Njoftimi i Plotë:

Ministria e Drejtësisë përmes këtij njoftimi, dëshiron të mirë-informojë publikun e gjerë dhe të sqarojë lajmet lidhur me pagesat e avokatëve të personave të cilët akuzohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në përputhje me Udhëzimin Administrativ numër 08/2022 për Mbrojtjen Juridike të Personave të Akuzuar Potencial për Krimet e Pretenduara në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Ministria e Drejtësisë ka lidhur marrëveshje për përfaqësim me avokatët përkatës të personave të akuzuar, në këtë rast, me mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, për të cilin rast, raportohet tërheqja e mbrojtjes për shkak të mos realizmit të pagesave.

Në përputhje me Udhëzimin dhe Marrëveshjen e tillë (legjislacionin në fuqi), Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjitha obligimet lidhur me pagesën apo kompensimin e mbrojtjes së z. Hashim Thaçi. Për më shumë, vetëm për vitin 2023, Ministria e Drejtësisë ka realizuar pagesa për mbrojtësit e z. Hashim Thaçi në shumën prej 1,371,800.00 Euro.

Pagesa për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi janë realizuar për vitet 2020, 2021, 2022 dhe 2023.

Për vitin 2020, është realizuar pagesë prej 83,107.41 Euro, për vitin 2021 është realizuar pagesë prej 1,114,901.00 Euro, për vitin  2022 pagesa është realizuar në shumën prej 996,600.00 Euro, dhe për vitin 2023 – është realizuar pagesë në shumën prej 1,371,800.00 Euro.

Për të gjitha vitet, shuma e pagesës për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, është 3,566,401.41 Euro.

Për sqarim tutje, Ministria e Drejtësisë realizon pagesa vetëm me avokatët me të cilët ka marrëveshje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka Marrëveshje me avokatin mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilit në përputhje me Marrëveshjen, i realizon të gjitha pagesat me kohë.

Ndërsa për avokatet tjerë potencial, qoftë edhe privat, të cilët angazhohen nga z. Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka Marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave.

Pra, Ministria e Drejtësisë, në përputhje me Udhëzimin e tillë dhe legjislacionin në fuqi, ka realizuar me kohë të gjitha pagesat dhe obligimet për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi.

 


Lajmi kryesor:

Hashim Thaçi në Hagë po i ikin avokatët: S'jemi paguar! Reagon qeveria: U paguan 3.5 mln euro


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?