Avokat Çaça: Perëndoi ëndrra e Belerit për kryetar bashkie, Apeli i hap rrugë zgjedhjeve të reja

5 Mars, 22:22| Përditesimi: 5 Mars, 23:13

  • Share

 

Himara shkon drejt zgjedhjeve të reja, pasi Apeli i GJKKO të japë vendimin e formës së prerë për Fredi Belerin, i dënuar me dy vite burg për blerje votash. Kështu deklaroi në "Repolitix" në Report tv avokati Përparim Çaça.

Çaça: Ka qenë një proces i paragjykuar. Fillimisht politikisht. Dy ditë para zgjedhjeve arrestohet Beleri, shkohet në zgjedhje me kandidatin në arrest. Ai zotëria pas hekurave ka fituar, është kryetar i zgjedhur madje i njohur dhe nga gjykata. Nuk ka pasur mundësi që asnjë ditë këtë mandat ta ushtrojë. Tani marrim pjesën e procesit. Ka qenë i paragjykuar.  Që në momentin e parë ka qenë tërësisht i paragjykuar si proces.

Edhe mbrojtja nuk kishte besim te Gjykata. Edhe mbrojtja e dinte vendimin. Sot njëherë e mirë perëndoi ëndrra që Beleri të mund të jetë kryetar i bashkisë. Edhe Apeli do ketë të njëjtin trend, do kemi vendim të formës së prerë e do kemi zgjedhje të reja në bashkinë Himarë. Megjithatë kjo nuk e zhbën faktin që u dënua për ato vota që vodhi. Vetëm ndonjë çudi e madhe mund të bëjë që Beleri të drejtojë Himarën.

Denis Minga: A mund ta shkarkojë Rama me këtë vendim të dhënë sot?

Çaça: Jo. Do pritet dhe vendimi i Apelit dhe më pas i hapet rruga për zgjedhje të reja. Nga sot marrëdhëniet Shqipëri Greqi hyjnë në një spirale të rrezikshme.


Lajmi kryesor:

Beleri fajtor për blerje votash, zëdhënësi Dhuli: S'kemi shpresë te Apeli! Rama i kërkoi ta kandidonte! Avokat Çaça: Himara drejt zgjedhjeve të reja


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?