Foto nga vendi i ngjarjes

Bota

Itali/ Rrëzohet avioni dhe ‘shpërthen’ në flakë, humbin jetë të 8 persona, mes tyre miliarderi rumun me familjen

3 Tetor 2021, 15:03| Përditesimi: 3 Tetor 2021, 22:35

  • Share

ITALI- Dy pilotë dhe 6 pasagjerë mes tyre një fëmijë, kanë humbur jetën pasi avioni privat me të cilin po fluturonin u rrëzua mbi një godinë dhe më pas ka marrë flakë në zonën e Via Marignano, pranë terminalit San Donato në Milano. Mes viktimave ishte dhe miliarderi rumun, pronar i një firmë të madhe ndërtimi, i një sërë hipermarketesh dhe qendrash tregtare Dan Petresku, gruaja e tij dhe djali si dhe pesë persona të tjerë, përfshirë edhe një fëmijë.

Nga ngjarja e rëndë e regjistruar drekën e sotme nuk ka mundur të mbijetoi asnjë person në bord, ndërsa sipas ekipeve të shpëtimit imazhet ishin tronditëse.

Disa dëshmitarë, që banonin në një ndërtesë rreth 200 metra nga vendi i tragjedisë, thanë se dëgjuan një zhurmë të çuditshme dhe më pas kur panë nga dritarja zjarri kishte mbuluar gjithçka.

Mbetjet e avionit janë të shpërndara në një zonë të madhe rreth pikës së goditjes.

Ora 22:32
Rrëzimi i avionit në Milano, mes viktimave dhe miliarderi rumun, gruaja dhe djali i tij (EMRAT)

Detaje të reja kanë dalë nga përplasja e avioni në Milano të Italisë që i mori jetën 8 persona. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se mës viktimave ishte dhe miliarderi rumun Dan Petresku, gruaja e tij dhe djali si dhe pesë persona të tjerë.

Petresku, 68 vjeç, ishte një nga njerëzit më të pasur të Rumanisë. Ai drejtonte një firmë të madhe ndërtimi dhe zotëronte një sërë hipermarketesh dhe qendrash tregtare. Viktimë ka mbetur edhe gruaja e tij, 65-vjeçare e Petrescu dhe djali Dan Stefano, 30 vjeç.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?