Autostrada lë në hije rrugën nacionale Fier-Vlorë, po degradohet plotësisht! Banorë të zonës vuajnë pasojat e mos investimit

11 Shkurt 2022, 12:48| Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 13:04

  • Share

Fermerët e Novoselës, Panajasë e Bistrovës për të nxjerr në treg produktet e bujqësisë u duhet më shumë se një orë edhe pse distanca deri në Vlorë është vetëm 20 km.

‘Difekti ka qenë vetëm tek kanalet anësore. Janë dëmtuar se shkojnë dhe mjetet e rënda’- u shpreh një fermer.

Me ndërtimin e autostradës Vlorë-Levan, aksi i vjetër Fier-Vlorë ka degraduar pasi prej 15 vitesh nuk mbushet asnjë gropë. Tashmë edhe taksia kushton më shtrenjtë, ndërsa pronarët e restoranteve ankohen se janë larguar klientet.

 ‘Unë i bie autostradës dhe po të vij nga rruga e vjetër e deri këtu, që unë të marr një klient me taximetër kushton 10 mijë lekë. Në momentin që vij, që andej kushton edhe 5000 lekë më tepër’.- u shpreh një taksist.

 ‘Kemi edhe ne pjesën tonë të klientëve që na ankohen. Pse këtë rrugën nuk e rregulloni?’- tha pronari i një lokali.

Ky aks u shërben qindra banorëve të 10 fshatrave nga Vlora deri në Fier.

Ura në hyrje të qytetit të Fierit, pranë ish-fabrikës së bukës është dëmtuar duke përbërë rrezik për kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve. Nga aksidentet e shumta parmakët janë thyer, ndërsa ARSSH nuk ka ndërhyrë për riparimin e tyre.

‘Nuk është mirë. Është shumë e vështirë ura. Duhet rregulluar’, shprehet një e moshuar.

‘Më të rrezikuar janë fëmijët, kur dalin nga shkolla se ato po u thyen’, thotë një kalimtar.

Ura është pjesë e aksit nacional Fier-Tiranë, që përballon një fluks të lartë lëvizje dhe përpos parmakëve mungojnë ndriçimi e sinjalistika.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?