Autoriteti italian: Do të hyjmë sërish në karantinë nëse ka valë të dytë, mund të rrezikohemi në vjeshtë

5 Qershor 2020, 12:25| Përditesimi: 5 Qershor 2020, 12:27

  • Share

“Europa mund të ketë nevojë të rivendosë masat e izolimit dhe bllokimit në vjeshtë nëse rriten rastet e infeksionit nga koronavirusi”.

Ky ka qenë paralajmërimi i Maurizio Cecconi, specialist kryesor i Kujdesit Intensiv në Itali, i cili shprehet i bindur se do të ketë një valë të dytë pandemie.

Cecconi, kreu i kujdesit intensiv në spitalin kërkimor Humanitas në Milano dhe president i Shoqatës Europiane të Mjekësisë se Kujdesit Intensive ishte një nga tre mjekët e Lombardisë që paralajmëruan pjesën tjetër të Europës si të “përgatitej” për Covid-19 në ditët e para të shpërthimit.

Tani ai thotë se shoqëria do të duhet të “mësojë si të jetojë” me koronavirusin derisa të ketë një vaksinë. Edhe pse është optimist në lidhje me përpjekjet e autoriteteve shëndetësore europiane për të monitoruar virusin, ai pret në vjeshtë rikthimin e karantinës, ose vendosjen e kontrolleve të forta sociale. “Është zgjidhja e vetme” – tha ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?