Indrit Reka dhe Erion Braçe

Autoriteti i Konkurrencës shkarkoi drejtorin juridik pasi denoncoi në Report Tv pazarin e oligarkëve të miellit, reagon Braçe: E turpshme dhe e neveritshme

2 Shkurt 2022, 10:27| Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 10:47

  • Share

Deputeti Socialist Erion Braçe e ka cilësuar si të turpshme dhe të neveritshme, vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për të shkarkuar nga detyra drejtorin juridik, Indrit Rekën, i cili denoncoi në Report Tv marrëveshjen mes oligarkëve të miellit për monopolizimin e tregut dhe fiksimin e çmimit. Anëtarët e ‘Konkurrencës’ pranuan shkeljet, por u bashkuan me oligarkët e miellit duke u hequr gjobën 5 milionë euro.

‘Kjo qenka e turpshme, e neveritshme! Domethene ky nepunes i ka spjeguar medias vendimin e komisionit te konkurrences, dy paleve ne shumice e ne pakice ne te, per tregun e grurit e miellit ne kulm te rritjes se çmimit nga nje kartel i hetuar aty dhe, keta e kane hequr nga puna! Fiks ata qe moren vendimin per te shmangur gjoben per kompanite e hetuara te kartelit! Neveri!’- shkruan Braçe.

Pas vendimit komprometues dhe të shumëdebatuar për t'u hequr oligarkëve të miellit gjobën 5 milionë euro për marrëveshjen mes tyre për fiksimin e çmimit, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur të ndëshkojë edhe punonjësit e këtij institucioni, të cilët denoncuan në media akordin mes bosëve të miellit për të deformimin e konkurrencës në kurriz të konsumatorëve. Kupola e Autoritetit të Konkurrencës që mbrojti oligarkët e miellit ka vendosur të ndëshkojë me largim nga detyra drejtorin Drejtorisë Juridike, Integrimit dhe çështjeve gjyqësore në AK, Indrit Reka. 

Reka është ndëshkuar pasi gjatë një interviste në Report Tv zbuloi prapaskenat e hetimit njëvjeçar ndaj oligarkëve të miellit për caktimin me marrëveshje të çmimit të miellit dhe më pas sabotimin e gjobës 5 milionë euro ndaj tyre. Në 30 shtator 2021, Reka u shpreh në Report Tv se si 5 kompani kishin monopolizuar tregun e miellit, ku megjithatë i shpëtuan ndëshkimit falë votës së anëtarit Denar Biba, sot kryetar i Autoritetit të Konkurrencës. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?