Autoriteti i Konkurrencës

Vetëm 4 anëtarë të 'Konkurrencës' pranojnë që të përgjysmojnë pagën për përballimin e pandemisë

23 Prill 2020, 14:34| Përditesimi: 23 Prill 2020, 15:11

  • Share

TIRANE- Autoriteti i Konkurrencës njofton se 4 nga 5 anëtarët i janë përgjigjur nismës së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për përgjysmimin e pagës mujore neto, në shenjë solidariteti për përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19.

Autoriteti ka 5 anëtarë të Komisionit të Konkurrencës, por thekson se pagën kanë pranuar që ta përgjysmojnë vetëm 4 që janë; Kryetarja Juliana Latifi, zv/ kryetari Eduart Ypi dhe anëtarët Leida Matja dhe Helidon Bushati, ndërsa anëtarja tjetër Adriana Berberi nuk është në listën e atyre që kanë pranuar.  Nismës së kryetarit të Kuvendit deri tani i janë bashkuar shumë institucione.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?