Abuzimet e bizneseve në 2022 u rriten, Autoriteti i Konkurrencës: Në 20 vite vlera e gjobave arriti në 12.4 mln euro! Sejko: Në fokus duhet të keni edhe sektori financiar

23 Nëntor 2023, 17:18| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 18:08

  • Share

Rastet e bizneseve që abuzojnë me pozitat e tyre dominuese, marrëveshjet e fshehta mes sipërmarrjeve duke caktuar çmimet apo përqendrimet e tregut në sektorë të caktuar duke cenuar konkurrencën, në vitin e kaluar u rritën.

Në vitin 2022, ishin 8 kompani që janë gjobitur me vlerë 2.1 milionë euro, të përqendruara tek tregu i plehrave kimike e inputeve bujqësore, importi grurit dhe tregtimi i miellit si edhe parkimi në aeroport.

Denar Biba kryetar i Autoritetit të Konkurrencës në konferencën ndërkombëtare për mbrojtjen e konkurrencës bëri bilancin e 20 viteve punë.

“Në total në këto 20 vite autoriteti ka miratuar 1056 vendimi, ka marrë 50 vendime gjobash, me vlerë prej 12.4 milionë euro, vetëm në vitin e fundit u morën 99 vendime dhe vlera e gjobave 2.1 milionë euro”,- tha Denar Biba konferencën ndërkombëtare me temë: “20-vjetori i ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” në Shqipëri.

I pranishëm në konferencë Guvernatori Gent Sejko kërkoi fokusim të kontrolleve në sektorin financiar.

“Të njëjtat efekte, si në sektorët e tjerë të ekonomisë, konkurrenca duhet t’i prodhojë edhe në sektorin financiar, duke kontribuuar në zgjerimin e gamës dhe cilësisë së produkteve dhe shërbimeve financiare të ofruara nga bankat, si dhe rritjen e aksesit në financë. Zbatimi i politikës së konkurrencës në sektorin bankar mbetet një çështje e komplikuar”, tha Sejko.

Në konferencë u theksua se goditja e abuzime në treg, rritja e konkurrencës në vend si dhe përmirësimi i klimës së biznesit në vend, janë edhe kushte thelbësore për anëtarësimin e vendit në BE.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • niku: 26/11/2023 11:54

    konkurencen ne treg e demtojne nderhyrjet shteterore. prandaj vendet me taksa me te ulta jane me te Zhvilluarat, kurse ato me taksa te larta si fqinjet e shqiperise kane papunesi te larte

    Përgjigju
  • Tutu: 23/11/2023 18:14

    Denari … ose shvejku i qeverise …!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?