Autoritetet italiane në rajonin verior italian të Lombardisë po urdhërojnë të gjithë qytetarët të mbajnë maska kur dalin jashtë.
Sipas një deklarate të lëshuar nga presidenti i rajonit, Attilio Fontana, personat tani janë të detyruar të mbulojnë "hundën dhe gojën me maska, apo edhe përmes shalleve të thjeshta" kur të dalin nga shtëpia, deri në 13 prill.
"Bizneset e autorizuara tashmë të shitjes me pakicë gjithashtu janë të detyruara t'iu japin klientëve të tyre doreza dhe alkool për higjenën e duarve", shtoi Fontana.
Duke folur në një mesazh video të shtunën, Fontana u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t'iu përmbahen udhëzimeve të qeverisë, duke paralajmëruar se qëllimi i vendit për të eleminuar virusin vdekjeprurës ende nuk është arritur.
"Ende nuk është arritur asnjë qëllim dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë, përndryshe të gjitha përpjekjet tona do të shkojnë dëm", u shpreh ndër të tjera Fontana.
Lajmi kryesor: