Autoritet spanjolle: Këtë fundjavë. mbi 1000 emigrantë u shpëtuan pranë ishujve Kanarie

6 Tetor 2023, 16:25
  • Share

Autoritetet spanjolle shpëtuan më shumë se 1000 emigrantë nga ujërat përreth Ishujve Kanarie këtë fundjavë, sipas të dhënave nga shërbimet lokale të urgjencës të publikuara të dielën pasdite.

Të gjithë kishin bërë udhëtimin e rrezikshëm nga brigjet e Afrikës së Veriut dhe disa, përfshirë gra dhe fëmijë, duhej të shtroheshin në spital, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.

Në gusht, 2,931 emigrantë bënë udhëtimin, gati tre herë më shumë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Të hënën, 630 persona mbërritën në një ditë të vetme, duke shënuar numrin më të lartë në një ditë që nga viti 2020.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Spanjës,  këtë vit, gati 22 mijë emigrantë kishin mbërritur në Spanjë në mënyrë të parregullt nga deti deri në fund të gushtit - më shumë se në të gjithë vitin 2022.

Komisioni Spanjoll për Refugjatët (CEAR) tha se vetëm në gusht 77 njerëz humbën jetën duke u përpjekur të arrinin në Spanjë. Sipas organizatës Walking Borders, rreth 778 njerëz vdiqën gjatë rrugës për në Ishujt Kanarie në gjysmën e parë të vitit. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?