U bën bashkë të gjitha kompanitë dhe rritën çmimet e plehrave kimike, Autoritet i Konkurrencës nis hetimet: Ndahuni ose ju gjobisim

12 Mars 2021, 13:59| Përditesimi: 12 Mars 2021, 15:49

  • Share

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim tremujor për tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe imputeve bujqësore, pasi dyshohet se po abuzohet me çmimet dhe me të drejtat ekskluzive nga kompanitë e këtij tregu.

Sipas njoftimit të konkurrencës në datë 11 Mars 2021 është realizuar një monitorim në treg si dhe në ambientet e Shoqatës Shqiptare të Plehrave Kimike dhe Inputeve Bujqësore dhe është vlerësuar se disa nga ndërmarrjet gëzojnë të drejta ekskluzive në tregtimin e produkteve të mbrojtjes së bimëve. Ka të tjera që realizojnë importe të përbashkëta dhe i kanë shitur ato me çmime shumë më të larta se kostot e blerjes së tyre.

Këto kompani sipas konkurrencës po shtrembërojnë konkurrencën, dhe mund të shkaktojnë një dëm i rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në këtë treg.

Për këtë arsye përveç hetimit që përfshin periudhën 1 janar-31 mars 2021, Konkurrenca ka vendosur masën e përkohshme ku kërkon që të gjitha ndërmarrjet e tregut ti japin fund bashkëpunimit mes tyre, menjëherë pasi të marrin dijeni të vendimit në të kundërt do të gjobiten nga 5% të xhiros ditore. Ndërsa ato kompani që refuzojnë ta zbatojnë plotësisht do të gjobiten deri në 10% të xhiros së tyre vjetore. Kjo masë e përkohshme do të jetë në fuqi deri në përfundim të hetimit.

Shtrenjtimi i plehrave kimike pranohet edhe nga vetë fermerët, pasi ata pohojnë për Report TV se janë rritur çmimet e dapit, nitratit, ureja që janë produkte të cilat përdoren në këtë sezon.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?