Foto ilustruese

Autori me pistoletë lodër grabit pikën e kredive në Korçë, arrestohet nga policia (EMRI)

29 Dhjetor 2021, 17:10| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 17:22

  • Share

Zyra e Kredo.al  e cila shërben për dhënie kredie është grabitur mesditën e sotme në Korçë. Mësohet se autori, i cili tashmë është arrestuar, e ka kryer grabitjen nën kërcënimin e një pistolete lodër.

Burimë bëjnë me dije se autori 30-vjeçar ka marrë një shumë monetare dhe është larguar me shpejtësi. Blutë e Korçës njoftojnë se në pranga ka rënë Bardhyl Avdolli, 30 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik të autorit, policia i gjeti dhe sekuestroi një shumë monetare prej 5 mijë lekësh të cilat i kishte grabitur në zyrën e dhënies së kredive dhe pistoletën lodër.

Njoftimi i Policisë
Policia identifikon, lokalizon dhe arreston brenda pak minutash autorin e vjedhjes në një zyrë për dhënie kredie, nën kërcënimin e një pistolete lodër. Sekuestrohet pistoleta lodër dhe sasia e parave të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, rreth orës 15:45, pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 7, Korçë, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, kishte hyrë një shtetas i paidentifikuar, i cili duke kërcënuar me një mjet në dukje si pistoletë, kishte marrë një vlerë monetare dhe më pas ishte larguar me shpejtësi, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Falë reagimit në kohë, rrethimit të zonës dhe informacioneve të marra u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit B. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq.

Gjithashtu shërbimet e policisë, gjatë kontrollit fizik të autorit, i gjetën një pistoletë lodër dhe shumën prej 5000 lekë të vjedhura.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?