Autori Bashmir Xhemaj tregon në Report Tv detaje nga libri 'Një shqiptar në CIA': Deri në 2012 dosja ka qenë 'top sekret'

17 Shkurt 2022, 20:40| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 20:47

  • Share

Historia e një shqiptari që u infiltrua nga CIA për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës në vitet 1949-1953 është kryefjala librit "Një shqiptar në CIA" i shkruar nga autori Bashmir Xhemaj.

Në Report Tv gazetari nga Kosova tregoi sesi u frymëzua nga dosja e CIA-s në vitin 2015 dhe si e ka shkruar historinë e personazhit të tij kryesor, Destan Berisha.

"Ideja lindi nga një personazh, Destan Berisha, e hasa krejt rastësisht në dosjen e CIA-s në 2015. Duke parë qe materiale ishin shumë interesante, mendova mos t'i mbaj vetëm për veten. Kam hulumtuar dhe shkruar për 4 vite, kaq më ka zgjatur procesi. Ngjarjet zhvillohen në Shqipëri dhe ngjarjet janë reale. Është operacioni i CIA-s në vitet 49-53 për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës, kur hodhën shqiptarët e trajnuar nga amerikanët. këtu njihen si diversantë. Kishte lidhje me grupin e Xhevdet Mustafës, në mesin e 300 shqiptarëve kishte edhe disa nga Kosova me në krye Destan Berisha. Ky i mbijetoi 3 herë hedhjes me parashut, të tjerët u vranë.", u shpreh ai.

I pyetur nga gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj në 'Studio Live' për gjërat e reja që ka zbuluar lidhur me operacionin, ai tha se Kim Philby agjenti që e ka dekonspiruar këtë operacion, nuk kishte me të vërtet një rol kaq aktiv, pasi ai është larguar nga detyra në 51, ndërsa vetë operacioni ka zgjatur deri në 53'.

Xhemaj shtoi se amerikanët nuk u treguan shumë seriozë lidhur me këtë operacion, pasi nuk trajnonin në mënyrë të thelluar shqiptarët që morën pjesë.

"Deri vonë është menduar që ka qenë Kim Philby agjenti që e ka dekonspiruar këtë operacion por ku është bërë më shumë legjendë. Operacioni zgjati deri në 53, por Philby ishte aktiv deri në 51, aty u largua nga pozicioni dhe nuk pati shumë kontakte.  E para amerikanët nuk ishin shumë seriozë në operacioni që morën, sepse shqiptarët shumica ishin pa shkollë dhe i kishin thënë se duhet të bënin kryengritje për të rrëzuar Hoxhën, po ata as nuk njohin atë.   E dyta, grupet që amerikanët infiltronin ishin kryesisht nga kampet e Barit në Itali në kampe, Sigurimi ishte shumë aktiv, nuk ruhej shumë informacioni.  E treta, ishin të papërgatitur për guerilë.", u shpreh ai.

Gazetari shtoi se CIA dështoi me këtë operacion, por nëse do të kishte sukses do të vazhdon njësoi në çdo vend komunist.

"CIA ishte në krye të operacionit. Njerëzit që u hodhën me parashutë bën trajnim sipërfaqësore. Amerikanët donin ta testonit, CIA sapo ishte krijuar, ishte testi i parë. Pse dështoi? Po të kishte sukses CIA do të vazhdonte edhe me vende të tjera komuniste, ndaj dhe Rusia e ka ndihmuar shumë Shqipërinë. Kur CIA dështoi dhe u tërhoq, në historinë e saj nuk u tentua më asnjëherë tjetër një operacion i tillë.", u shpreh ai.

Shkrimtari i "Një shqiptar në CIA" u shpreh në "Studio Live" se dosje e këtij operacioni kanë qëndruar deri në 2012 si "top sekret".

"Operacioni ka zgjatur 4 vite nga 49- 53 dhe dosjet CIA i ka nxjerr pas 2012, i ka mbajtur top sekret këtë.", tha ai.

Në fund të intervistës së tij ai ka ftuar lexuesit të lexojnë librin, pasi është një biografi ndryshe, jo vetëm me element biografik.

"Flas nga perspektiva e një studiuesi nga Kosova pak më ftohtë sesa mund ta bënte një shqiptar. Është stil biografik që ka edhe letërsi, e kam shtruar si një stil romani, ka edhe histori dashurie. Ai dashurohet me një greke kur po trajnohej në Greqi dhe amerikanë kishin shumë frikë se do të dekonspirohej operacioni, ndaj edhe e larguar. Ata nuk janë bashkuar me kurrë me atë.", tha ai.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?