Foto ilustruese

Autorë të vjedhjeve në 17 banesa, goditet grupi i grabitësve shqiptarë në Itali, 4 persona në pranga

5 Dhjetor 2023, 11:34| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 11:44

  • Share

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Milano, për vjedhjen e 17 banesave. Të arrestuarit janë të moshave 30 deri në 41 vjeç.

Ata u kapën brenda banesave të tyre. Hetimi filloi me identifikimin e një makine të vjedhur që më pas u përdor për të gjurmuar anëtarët e bandës. Këta të fundit, e përdornin makinën për të shkuar në destinacionet e tyre për të vjedhur dhe më pas për t’u arratisur nga vendngjarja.

Bëhet fjalë për 17 banesa të grabitura nga periudha 14 deri në 28 tetor. Gjatë kontrolleve janë gjetur, mjete të përshtatshme për vjedhje, motosharrë, radio, pishtarë, çelësa makinash, para të gatshme, stoli të shtrenjta dhe ora të vjedhura.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?