Automjeti përplas motorin në aksin Lezhë-Shkodër, 54 vjeçari në gjendje të rëndë

29 Korrik 2020, 15:08| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 15:10

  • Share

Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldren, ku një automjet është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i motorit. Rreth mesditës së sotme, mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin Mark Llugja, 29 vjeç banues Torovicë , është përplasur me motorin që drejtohej nga 54 vjeçari Llesh Metohija.

Drejtuesi i motorit ndodhet në spitalin rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?