Foto ilustruese

Automjeti përplas 63-vjeçarin teksa po drejtonte një motor, transportohet në spital

16 Mars, 18:03| Përditesimi: 16 Mars, 18:05

  • Share

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, ku një automjet me drejtues një 57-vjeçar ka përplasur një motomjet me drejtues një 63-vjeçar.

Policia bën me dije se 63-vjeçari i identifikuar me inicialet M.N. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, automjeti me drejtues B. M., 57 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues M. N., rreth 63 vjeç. Per pasojë është dëmtuar M. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve’,- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajmi në përditësim...

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?