Automjeti i djegur me benzinë, gjyshja rrëfen: Nipi kishte bërë llafe me ca djem

19 Mars, 09:27| Përditesimi: 19 Mars, 09:35

  • Share

 

Gjyshja e djalit të një prej pronarëve të automjeteve që është djegur në Korçë thotë se fillimisht ata janë njoftuar nga komshia, më pas kanë dalë dhe kanë vënë nën kontroll vetë flakët.

Ne po flinim mbrëmë, na lajmëroi komshia, ishte ngritur ajo se ka një fëmijë të vogël. U ngrit për fëmijën kur pa zjarrin. “Shpejt zjarr” na tha neve! Ku ka rënë ky zjarri thamë ne? U ngrit djali pastaj, nipi mori markuçin, e shuajtëm vetë.

Një e gjysmë ka qenë ora, nuk e di pse e bënë.

Mjeti nuk arriti të digjej plotësisht ndërsa e moshuara thotë së mjetin e ka nipi i saj dhe se ishte në dijeni të një konflikti që nipi kishte me disa moshatarë të tij por nuk dinte për çfarë bëhej fjalë.

Dëgjuat zhurmë nga djegia, pati shpërthime?

Gjyshja: Asgjë nuk dëgjuam, na njoftoi komshija. E mori në telefon nipin dhe i tha “shpejt se po të digjet makina”.

Kishte bërë llafe me ca djemka. Siç bëjnë djemtë.


Lajmi kryesor:

Korçë/ Digjen 2 makina, momenti kur i vënë flakën! Arrestohen katër adoleshentë, u rrahën për një vajzë me pronarët e mjeteve (VIDEO)


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?