Kosova & Rajoni

Autobusi mori flakë duke shkaktuar 45 viktima në Bullgari, reagon pronari i kompanisë

23 Nëntor 2021, 15:08| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 15:13

  • Share

Pronari i kompanisë turistike “Besa trans” ka reaguar për mediat për herë të parë për tragjedinë  ku humbën jetën 45 persona pasi autobusi me të cilin udhëtonin mori flakë në Bullgari.

Në fjalën e tij ai ka thënë se nuk e di se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë tragjedi me 45 viktima dhe thekson se ai gjendet në vendin e ngjarjes që në orën 3 të mëngjesit.

“Nuk e di se si ka ndodhur rasti. Që nga ora 3 e mëngjesit jam në vend të ngjarjes për të marr informacione nga institucionet bullgare, por deri më tani ende nuk dihen shkaqet”, tha ai.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ Tragjedi në Bullgari, autobusi përplaset dhe merr flakë, humbin jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut! Kompania ‘Besa Trans’ s’kishte licencë për autobusin (VIDEO+FOTO)


  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?