Autobusi përfundoi në Lanë, Veliaj për Report Tv: Do e kthejmë instalcion

11 Maj 2022, 19:45| Përditesimi: 11 Maj 2022, 19:56

  • Share

 

Autobusi i aksidentit në Lanë, që fatmirësisht nuk solli të lënduar rëndë, do të vendoset përfundimisht si instalacion. Lajmin e ka dhënë për Report Tv kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili tha se do të zhvendoset përkohësisht për t’u riparuar.

“Ne do ta zhvendosim përkohësisht, që ta meremetojmë, dhe do të kthehet në një hapësirë artistike, në një hapësirë që simbolizon një sensibilizim se duhet “me pas mendjen në timon”. Do të kemi një instilacion aty,” u shpreh Veliaj në një intervistë për Report TV.

Veliaj pak kohë më parë hapi dhe një sondazh në rrjetet sociale për këtë temë, pas komenteve të cilat sugjeronin një instalacion në vend të zhvendosjes së autobusit.


Lajmi kryesor:

Veliaj në Report Tv: SPAK të godasë 360 gradë! Gërdeci i Berishës dhe përgjimet Meta-Prifti janë sheshit! Presidenti në garë për kryebashkiak? S'ia mban


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?