Autobusi në Lanë, gazetari Rusta: Bashkia ta lërë si instalacion për disa muaj, të shërbejë si sensibilizim për shoferët e këmbësorët

30 Prill 2022, 17:14| Përditesimi: 30 Prill 2022, 17:20

  • Share

Gazetari Arsen Rusta u është bashkuar propozimeve për ta lënë si instalacion autobusin e aksidental një ditë më parë që përfundoi në lumin ‘Lanë. Gazetari shkruan se Bashkia Tiranë duhet ta shohë si një mundësi për ta lënë instalacion autobusin së paku disa muaj, që të shërbejë si sensibilizim për shoferët dhe këmbësorët.

“Çfarë është kjo? Një vepër arti me dorën e njeriut dhe ndihmën e zotit pa viktima.

Një instalacion që tregon se privatja e publikja përballen egër. Një pamje se si papëgjeshmëria në timon vret.

"Ura e Gjelbër". Bashkia Tiranë le ta shoh mundësinë për ta lënë sëpaku disa muaj aty. Të reflektojnë shoferët këmbësorët se si duhen respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë”, shkruan gazetari.


Lajmi kryesor:

Autobusi në lumin 'Lanë', Veliaj sondazh në rrjetet sociale: A ta lëmë si një instalacion?


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?